Anketimet paraprake bëjnë me dijeni se presidenti aktual Traian Basescu, ka shumë shanse që ta fitojë edhe këtë raund të ri zgjedhor, duke u emëruar sërish në krye të Rumanisë për një mandat të ri. Ai ka kapur një nivel mbështetje prej 33%, ndërsa rivali i tij socialdemokrat Mircea Geoana ka fituar deri 31% të votave në zgjedhje. Duket se kjo ecuri e raundit të parë zgjedhor, ka për të qenë edhe në atë të dytin, i cili zhvilohet pas 2 javësh në Rumani, duke i dhënë mundësi kështu Baseskut të prijë popullin rumun edhe për 4 vitet e ardhshme.