Me 60 vota për dhe 39 kundër, Senati ka miratuar Projektligjin e liderit demokrat Heri Reid, me të cilin me çmimin prej 848 miliardë dollarëve, në 10 vitet e ardhshme, sigurimi shëndetësor do të zgjerohej për 31 milionë amerikanë të tjerë. Debati rreth këtij Projektligji në Senat mund të zgjasë me javë por analistët vlerësojnë se reforma për shëndetësinë e Presidentit të SHBA-së Barack Obama ka kapërcyer një tjetër pengesë pasi në senat republikanët opozitarë votuan kundër fillimit të debatit. Obama me ligjin e tij synon t’u mundësojë të gjithë amerikanëve një sigurim shëndetësor. Ai vetë e ka cilësuar këtë si synimin e tij më të rëndësishëm në politikën e brendshme. Projekti disa miliardësh duhet të financohet nga rritja e tatimeve për ata që fitojnë më shumë. Në SHBA janë aktualisht më shumë se 40 milionë amerikanë pa sigurim shëndetësor.