Tiranë – ILDKP gjobit 11 subjekte, ndërmjet tyre 5 deputetë

Sunday, December 7, 2025

Mësohet se ILDKP pas verifikimeve të kryera ka evidentuar raste të mosrespektimit të afateve ligjore për subjektet, të cilët kanë mbartur funksione të ndryshme, si: ish-drejtor drejtorie, ish-punonjës të administratës doganore, ish-deputetë dhe të Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme. ILDKP ka gjobitur me 20 000 lekë pesë ish-deputetë, si Rexhep Uka, Durim Lamaj, Hajrulla Paturri, Pashko Ujka, Diana Culi. Ndërkohë që është gjobitur Ornela Macaj, Specialiste pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, Grid Rroji, Drejtor në Këshillin e Ministrave, Maliq Xhebra, Drejtor në Ministrisë e Mbrojtjes, Eva Nomali dhe Xhuliana Hysi, doganiere edhe Sadik Bica Rregjistrues pranë ZQRPP. Pavarësisht gjobës që kanë marrë, subjektet do të deklarojnë dertimin e interesave private.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -