Demokracia nuk është për partitë, por për popullin, tha Medvedev duke iu referuar akuzave të opozitës për manipulim të votave gjatë zgjedhjeve komunale në muajin tetor. “Rusia e Bashkuar” është mjaft e fortë që t’i fitojë zgjedhjet në një garë të hapur, tha Medvedev, i cituar nga DV. Kryeministri Vladimir Putin iu bashkëngjit kërkesave të Medvedevit për një modernizim të ekonomisë ruse. Kriza ekonomike tregoi se refuzimi i inovacioneve në industri mund t’i kushtojë shtrenjtë një vendi, u tha.


