Stërvitjet 5 ditore do të mbahen në një të tretën e territorit të Iranit, përkatësisht në pjesët qendrore, jugore dhe perëndimore të vendit. Bashkësia ndërkombëtare akuzon Iranin se po punon për prodhimin e armatimit bërthamor, citon radio RFE. Teherani këtë e mohon duke insistuar se programi i tij bërthamor ka qëllime civile, përkatësisht prodhimin e energjisë.


