Pjesa e dyte e ditës do të karakterizohet nga Moti i kthjellë dhe vranësira kalimtare në të gjithë vendin. Në mbrëmje dhe gjate natës pritet shtimi i vranësirave duke bërë që në mëngjesin e së dielës pjesa më e madhe e territorit të jetë me vranësira. Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie të lehtë në vlerat e mëngjesit por mesdita do të ruajë vlera konstante të temperaturave në vend. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 28 km/h dhe drejtim permanent Lindor kjo do të bëjë që deti të mbetet me dallgëzim të ulët. Kontinenti Europian do të karakterizohet nga Moti i kthjellët në pjesën më të madhe të tij. Përjashtim bëjnë Europa Veriore dhe ishujt Britanikë të cilët do të mbeten me vranësira dhe shira të dobët. Po ashtu me vranësira dhe shira do të jetë edhe një pjesë e Lindjes së kontinentit.
Previous article
RELATED ARTICLES


