Tiranë – Sot dita e dytë e protestës së opozitës

Saturday, December 6, 2025

Pas një proteste të zhvilluar pa incidente mbrëmjen e djeshme, sot shënohet dita e dytë e saj, në të cilën do të vijojë ngujimi i deputetëve socialistë dhe përkrahësve të tyre para zyrës së kryeministrit Berisha. Mësohet se në sheshin para Kryeministrisë janë vendosur që dje në mbrëmje 25 çadra, brenda të cilave e kanë kaluar natën 20 deputetë socialistë dhe mbështetës të Partisë Socialiste. Ndërkaq, dita e nesërme do të shënojë edhe fundin e protestës së paralajmëruar, përmes së cilës opozita synon që të ketë patjetër një përgjigje nga ana e mazhorancës për hapjen e kutive, në të kundërt, ka paralajmëruar marrjen e masave ekstreme. Ashtu siç u deklaruan edhe dje nga krerët e opozitës në sheshin e protestës ato nënkuptojnë protesta masive dhe bllokim të rrugëve kombëtare, mosbindje civile dhe deri në përdorimin e forcës dhe të dhunës publike për hapjen me çdo kusht të kutive të votimit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -