Pjesa e dytë e ditës do të vijojë të mbetet e kthjellët në pjesën më të madhe të vendit por zonat malore herë pas here do të kenë vranësira kalimtare. Në kushtet e kthjellimeve dhe vranësirave kalimtare do të jemi në mbrëmje dhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit do të kanë pësuar 1 – 2 gradë rritje në vlerat e mëngjesit por edhe mesdita do të sjellë rritje të lehtë të temperaturave në vend. Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 30 km/h dhe drejtim Jugperëndimor kjo do të bëjë që deti të ketë dallgë të ulta. Europa Veriore dhe ishujt Britanikë do të mbeten me vranësira dhe shira të konsiderueshëm, herë pas here shirat do të shoqërohen me shkarkesa rrufesh. Po ashtu me vranësira dhe shira do të jetë një pjesë e Europës Qendrore ndërsa pjesa tjetër e kontinentit do të vijojë të jetë e kthjellët.
RELATED ARTICLES


