Tiranë – Berisha takim me delegacionin Finlandez, vendosmëri për thellimin e bashkëpunimit

Saturday, December 6, 2025

Gjatë takimit, u theksua vendosmëria e të dyja palëve për të konsoliduar dhe thelluar edhe më tej marrëdhëniet shumë të mira midis dy qeveria dhe dy vendeve në të gjitha fushat. Nga ana e tyre, ambasadorët Patokallio dhe Huittinen i përcollën kryeministrit Berisha urimet e përzemërta nga autoritetet finlandeze dhe i shprehën vendosmërinë e qeverisë finlandeze për të vazhduar bashkëpunimin dhe mbështetjen ndaj qeverisë shqiptare në hapat e mëtejshëm për integrim në Bashkimin Europian, si dhe për zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh në fusha me interes të përbashkët, në veçanti në fushën e bashkëpunimit ekonomiko-tregtar, arsimit, nxitjes së investimeve, mjedisit etj. Kryeministri Berisha i falënderoi ambasadorët për përkrahjen e vazhdueshme që Finlanda i ka dhënë Shqipërisë dhe shprehu vendosmërinë për të thelluar bashkëpunimin në të gjitha fushat, veçanërisht në sektorin ekonomik dhe tërheqjen e investitorëve finlandezë për të investuar në Shqipëri.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -