Bosnje-Hercegovinë – Presidenti Topi i ftuar në Forumin Ekonomik për Evropën Juglindore

Saturday, December 6, 2025

Në këtë veprimtari, mësohet se kreu i shtetit do të shoqërohet nga një delegacion zyrtar i përbërë edhe nga ekspertë të ekonomisë. Ndërkaq, bëhet me dijeni se të pranishëm në Forumin e 6-të Ekonomik Rajonal për Evropën Juglindore, do të jenë gjithashtu edhe presidenti i Bullgarisë Georgi Parvanov, ai kroat Stjepan Mesiç, presidenti i Malit të Zi Filip Vujanoviç, presidenti i Rumanisë Trajan Basesku, presidenti i Sllovenisë Danilo Tyrk si edhe presidenti i Serbisë Boris Tadiç. Diskutimet e pjesëmarrësve në këtë forum do të përqendrohen tek aftësitë ekonomike konkurruese të vendeve të rajonit dhe në përfundim të tyre, presidentët do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -