Maqedoni – 330 të infektuar me H1N1

Saturday, December 6, 2025

Në Klinikën për sëmundje infektive janë hospitalizuar edhe 14 pacientë, me virusin H1N1. Të gjithë pacientët të pranuar janë me gjendje shëndetësore stabile. Arsyeja e stabilitetit te këta pacientë është pranimi i terapisë së duhur prej ditës kur janë hospitalizuar. Nga Ministria dikasteriale përkujtojnë në masat për parandalim, gjatë kollitjes dhe teshtitjes të mbulohet goja dhe hunda, ndërsa faculetat e përdorura të hidhen në shportat e mbeturinave. Higjiena personale të mbahet në kontinuitet, ndërsa duart të lahen me sapun dhe ujë. Në rast të simptomave të gripit, nga Ministria e Shëndetësisë rekomandojnë menjëherë të vizitohet mjeku. Të gjitha institucionet shëndetësore janë të gatshme me mjetet dhe medikamentet për mbrojtjen e këtij të gripit të tipit të ri A(H1N1) për arsye se numri i rasteve vetëm po vje duke u shtuar. Përqindja më e madhe e të sëmurve janë banorë të Qytetit të Shkupit, kurse të tjerët janë nga qytetet tjera të Maqedonisë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -