Tiranë – Protestojnë PDK dhe LZHK

“Partia Demokristiane ka dorëzuar në Prokurorinë e Përgjithshme dhe në Prokurorinë e Qarkut Shkodër dosjen me provat e vjedhjes së votave të demokristianëve në këtë qark. Ekspertet e kësaj Partie, duke ekzaminuar filmimet e procesit të numërimit të votave konstatuan vjedhjen e votës së demokristianëve në shumë qendra votimi, duke i grabitur kësaj Partie mandatin e deputetit ne Shkodër” tha Ndoka. Ndoka kërkoi që Prokuroria të mos e zvarrisë procesin, por të fillojë menjëherë hetimet për të zbardhur të vërtetën e zgjedhjeve, si një e drejtë legjitime e qytetarëve dhe e subjekteve politike që kanë marrë pjesë në këto zgjedhje. Ai tha se KQZ dhe Kolegji zgjedhor, shkelën ligjet duke u bërë palë me manipuluesit e rezultatit zgjedhor të 28 Qershorit, ndaj presim që prokuroria, si institucion i pavarur, të kryejë funksionin e saj kushtetues.

Advertisement