Bëhet me dijeni se para nisjes së tij për në kontinentin aziatik, lideri i SHBA-ve është takuar me kryekomandantët e ushtrisë për ta diskutuar strategjinë e re për Afganistanin dhe tashmë është afër vendimit për të dërguar trupat shtesë për të luftuar talebanët në këtë vend. Ndërkaq, mësohet se ambasadori amerikan në Afganistan, Karl Eikenberry, i ka shprehur Obamës shqetësimin e tij mbi dislokimin e mijëra trupave shtesë në vendin e shkatërruar nga lufta, përmes dy mesazheve, në të cilat ka theksuar rezervat e tij për dërgimin e trupave të reja.