Pjesa e dytë e ditës do të vijojë me alternim të kthjellimeve me vranësira në pjesën më të madhe të territorit por në zona të veçanta do të ketë shira të dobët dhe afat-shkurtër. Deri në fillimin e ditës pasardhëse, territori shqiptar do të mbetet me kthjellime dhe vranësira si edhe shira të dobët, të izoluar. Temperaturat e mëngjesit do të pësojnë një rënie të lehtë në Qendër dhe Jug ndërsa mesdita do të ruajë vlera konstante të temperaturave në vend. Era do të fryjë e lehtë me shpejtësi deri 28km/h dhe drejtim Perëndimor dhe veriperëndimor duke bërë që në det të ketë dallgëzim të ulët. Pjesa më e madhe e kontinentit Europian do të karakterizohet nga Moti i kthjellët. Përjashtim bëjnë Mesdheu Qendror dhe Gadishulli i Ballkanit të cilët do të vijojnë me stuhi te forta ere dhe rrebeshe shiu. Po ashtu, me vranësira dhe shira të dobët do të mbetet dhe Europa Qendrore.