Bruksel – Meta, do të thellojmë reformat dhe forcojmë bashkëpunimin

Saturday, December 6, 2025

Gjatë fjalës së tij mbajtur në konferencën e nivelit të lartë mbi Prespektivën Evropiane të Ballkanit Perëndimor, Meta theksoi se Traktati i ri Evropian dhe fryma e re e bashkëpunimit që ai do të nxisë, do të jenë në dobi të proceseve tona integruese. Meta theksoi vendosmërinë e qeverisë shqiptare për thellimin e mëtejshëm të reformave dhe forcimin e bashkëpunimit në kuadër të proceseve integruese rajonale. “Integrimi në BE është një proces reciprokisht sfidues. Sfida jonë është të tejkalojmë vetveten në të gjitha kuptimet, si me reformat e brendshme ashtu edhe në marrëdhëniet rajonale”, u shpreh z. Meta. Në këtë konferencë ishin të pranishëm edhe shumë personalitete nga rajoni dhe Komisioni Evropian si Ministri i Punëve të Jashtme të Malit të Zi, Zv. Kryeministri i Serbise, Zv. Kryetari i Parlamentit të Maqedonisë, Drejtori për Ballkanin pranë Komisionit Evropian, etj.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -