“Frika nga ligji antimafia i Partisë Socialiste është një shenjë ndjellakeqëse e madhe për këtë parti po edhe për vendin. Nuk ka vend në botë ku opozita të ngrihet e të mos kërkojë forcimin e ligjit antimafia, si një kusht kryesor për luftën kundër krimit të organizuar. Protesta e sotme e opozitës për këtë ligj është paradoksi më i madh i qëndrimit të saj. I rikujtojmë opozitës se ky është një ligj i kërkuar nga Bashkimi Evropian në kuadër të liberalizimit të vizave” deklaroi Mëhilli. Sipas saj, ky është një ligj i hartuar nga ekspertët më të mirë shqiptarë dhe evropian dhe ky ligj është aktiv në shumicën e vendeve anëtare të BE-së. “Ligji antimafia synon të godasë vetëm pasuritë dhe ekonominë kriminale dhe të garantojë plotësisht jetën dhe aktivitetin e bizneseve dhe qytetarëve të tjerë të vendit’ përfundoi zëdhënësja e PD-së.