Kosovë – Eurodeputetët vëzhgojnë zgjedhjet

Në krye të delegacionit do të jetë eurodeputetja gjermane, Doris Pack e cila para nisjes në Kosovë u ka bërë thirrje votuesve kosovarë që të marrin pjesë në këto zgjedhje. “Ne e mirëpresim përkushtimin e autoriteteve ndaj demokracisë dhe u bëjmë thirrje votuesve që të marrin pjesë në zgjedhjet lokale të së dielës”, ka thënë Pack. Delegacioni i PE nuk ka mandat për vëzhgimin e zgjedhjeve, por anëtarët e Parlamentit Evropian do të vizitojnë disa qendra votimi në Kosovë, duke përfshirë edhe disa prej komunave të sapoformuara. Të hënën, më 16 nëntor, anëtarët e delegacionit të Parlamentit Evropian do të mbajnë një konferencë për gazetarë, ku pritet të japin vlerësimin e tyre lidhur me procesin zgjedhor.

Advertisement