Gjatë takimit të djeshëm në Berlin me Sekretaren amerikane të Shtetit, Hilari Klinton, kryeministri grek Jorgos Papandreu ka përsëritur qëndrimin se zgjidhja e çështjes së emrit është kusht për rrugën e Maqedonisë në Bashkimin Evropian. Bisedimet e Greqisë dhe Maqedonisë rreth çështjes së emrit po zhvillohen nën mbikëqyrjen e Kombeve të Bashkuara dhe së shpejti duhet të mbahet një raund i ri i negociatave.