Në letër, thuhet se këta të rinj duhet të ndjekin masterin e nivelit të dytë si të gjithë shokët e tyre pasi nuk ka asnjë shkresë që të vërtetojë se mesatarja është kriter për studimet e masterit në nivelin e dytë. “Duke qenë se studentët e brezit akademik 2006-2009 kanë të drejtë të ndjekin studimet Master të Nivelit të Dytë dhe përjashtimi i tyre nga këto studime i ka dëmtuar ata financiarisht përgjatë 3 vjetëve pasi kjo ka dëmtuar edhe planifikimin e tyre personal dhe familjar të ndjekjes së studimeve në arsimin e lartë, studentët i kërkojnë Rektorit të Universiteti Bujqësor Kamëz që t’i paraqesë Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës kërkesën për plotësimin me kuota për Master DND të të gjithë brezit akademik 2006-2009”, thuhet në letrën publike. Goxhaj thekson se në rast të refuzimit të kësaj kërkese, studentët do t’i kërkojnë ministrit të Arsimit që në bazë të Ligjit të Arsimit të Lartë të pezullojë nga detyra Rektorin e Universitetit Bujqësor Kamëz deri në shkarkim nga detyra.