Gjatë këtij takimi, Meta dhe Gjukanoviç vlerësuan marrëdhëniet e shkëlqyera mes Shqipërisë dhe Malit të Zi dhe diskutuan mbi zhvillimin e mëtejshëm të tyre, veçanërisht në fushat e bashkëpunimit ekonomik, infrastrukturës dhe energjetikës. Zv. Kryeministri Meta dhe Kryeministri Gjukanoviç ranë dakort për hartimin e një strategjie të përbashkët për integrimin reciprok të të dy vendeve në strukturat Euro-Atlantike. Z. Meta, pasi shprehu mbështetjen e Shqipërisë për anëtarësimin e Malit të Zi në NATO, theksoi se bashkëpunimi i ngushtë mes dy vendeve shton garancinë e paqes dhe stabilitetit në rajon. Meta dhe Gjukanoviç ranë gjithashtu dakord për ngritjen e Komitetit Ekonomik për forcimin e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve si dhe shprehën vullnetin e të dy palëve për pastrimin dhe mirëmbajtjen e liqenit të Shkodrës.