Në një deklaratë për mediat, kreu i qeverisë maqedonase i ka quajtur spekulime zërat që qarkullojnë mbi këtë cështje. “Përsa i përket zërave se do të japim të drejta të vecanta apo do të miratojmë ligje të reja për pjesëtarët e së ashtuquajturës UCK, edhe njëherë e përsëris se ato janë të pavërteta dhe spekulime”, ka pohuar Gruevski.