Kosovë – Ministri Hyseni viziton Maqedoninë

Bëhet me dijeni se përveç takimit me homologun Milloshoski, Hyseni do të pritet edhe nga presidenti i Maqedonisë Gjorgje Ivanov si dhe kryeministri Nikola Gruevski. Por gjatë vizitës në Maqedoni do te realizojë takime edhe me drejtuesit e partive politike shqiptare. Vizita e tij ka si qëllim diskutimin për të gjitha detajet e procesit të vendosjes së marrdhënieve diplomatike mes Kosovës dhe Maqedonisë. “Gjatë takimeve me bashkëbiseduesit do të theksohet nevoja për intensifikimin e marrëdhënieve dypalëshe, të cilat karakterizohen në miqësi dhe mirëkuptim të ndërsjellë”, thuhet në njoftimin për shtyp të lëshuar nga Ministria e Jashtme e Maqedonisë.

Advertisement