Vlorë – Vijojnë protestat në Orikum

Bëhet me dijeni se në këtë tubim kanë qenë të pranishëm mëse 50 protestues, të cilët në thirrjet e tyre kanë deklaruar se protestat e tyre do të vazhdojnë deri në zgjidhjen e çështjes. Vetëm para pak ditësh, protestimi i tyre në kërkim të së drejtës së pronësisë arriti kulmin kur ata kanë qëlluar me gurë drejt bluve dhe makinave të policisë dhe degjeneroi në përplasje mes banorëve dhe policisë. Protestuesit kanë bllokuar punimet në zonë, duke akuzuar pronarët si zaptues të tokës. Ish-punonjësit pretendojnë pronësinë mbi rreth 450 hektarorë tokë të ish-ndërmarrjes bujqësore, që sipas tyre u takon pasi janë përfitues nga ligji 7501. Ata kanë nisur protestat prej ditësh, ndërsa kanë pohuar sot se ndihen të indinjuar pas deklaratave të bëra nga ministri Ruli dhe kryeministri Berisha, prandaj kanë vendosur të vijojnë protestën e tyre.

Advertisement