Tirane – Manjani thirrje policise per ndalimin e krimit

Kryetari për Sigurinë dhe Rendin Publik në Partinë Socialiste, Ylli Manjani, tha dje gjatë një konference për shtyp se jemi të shqetësuar për situatën kriminale në rritje që po kalon vendi në prag të organizimit të zgjedhjeve të përgjithshme. Manjani theksoi se jeta e shqiptarëve kërcënohet nga krimi i të gjitha formave të shfaqes së tij me ekzekutime të tipit mafioz, të cilat vazhdojnë të trondisin rëndë opinionin publik. Në këto kushte deklaroi Manjani Partia Socialiste i bën apel të gjithë punonjësve të policisë, profesionistëve të vërtetë që sot punojnë në polici, të merren posaçërisht me ndalimin e krimit dhe të pasojave që vijnë prej tij.
Advertisement