Balla i ka lënë një afat qeverisë deri ditën e sotme që të publikojë listën e familjarëve dhe zyrtarëve të lartë që përfitojnë nga ky ligj sipas tij i posaçëm për të privatizuar përfundimisht bregdetin Shqiptar. “Partia Socialiste i kërkon Sali Berishës të zbardhë publikisht autorësinë, kush janë përfituesit apo kush favorizohen nga ky ligj. Ne kemi dyshimet tona që ky projektligj bëhet në favor të interesave familjare të tij dhe të ministrave të oborrit. Në rast se Sali Berisha nuk do të sqarojë për qytetarët shqiptarë se kush janë përfituesit familjarë dhe qeveritarë të këtij ligji, atëherë ne do të zbardhim para qytetarëve shqiptarë kush janë interesat që qëndrojnë pas këtij projektligji” deklaroi Balla. Sipas tij, Berisha duhet të sqarojë para qytetarëve shqiptarë se pse në muajin korrik menjëherë pas zgjedhjeve miratoi në KRRTRSH studime pjesore për ndërtime në Gjirin e Lalzit, ndërsa tashmë po miraton një ligj që këto toka ti shiten atyre që po ndërtojnë apo kanë ndërtuar mbi to.

Advertisement