Pjesa e dytë e ditës do sjellë përmirësim të kushteve atmosferike duke bërë që vranësirat të dobësohen në të gjithë territorin shqiptar dhe shirat të jenë me karakter lokal. Në mbrëmje dhe gjatë natës do të vijojë përmirësimi i mëtejshëm i atmosferës dhe si pasojë vranësirat dhe shirat do të izolohen në zonat malore Jugore dhe Juglindore të vendit. Temperaturat e ajrit do të ulën me 1 – 2 gradë në vlerat e mëngjesit ndërsa mesdita do të ruajë temperatura konstante në Veri dhe Qendër por 2 gradë rënie do të ketë në Jug të vendit. Era do të fryjë kryesisht mesatare në tokë dhe det, me shpejtësi 50 km/h dhe drejtim Jugor. Kjo do të bëjë që në det të ketë dallgëzim deri 5 ballë. Zona e Alpeve të Europës dhe Ballkani Jugor do të vijojnë me vranësira dhe shira intensive të shoqëruara me stuhi erë të fortë të cilat gjatë mbrëmjes do të zhvendosen drejt pellgut Lindor të Mesdheut. Po ashtu, disa zona të Europës Perëndimore dhe Qendrore do të mbeten me vranësira dhe shira të dobët. Mot të kthjellët dhe vranësira kalimtare do të dominojnë Europën Veriore dhe Lindore si edhe një pjesë të madhe të Qendrës së kontinentit.

Advertisement