Shkodër – Mbahet sot protesta e tretë e PS

Pas protestës së zhvilluar dy javë më parë në Tiranë dhe asaj para një jave në Berat, kjo është hera e tretë që socialistët dhe opozitarët e tjerë që pretendojnë se zgjedhjet e 28 qershorit janë manipuluar dalin në protesta. Nga rrethet, Berati ka qenë i pari qytet që ka hapur siparin e protestave të bazës. Në një kohë që kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, para pak ditësh ka pohuar se së shpejti një protestë e dytë, madje edhe më e madhe sipas tij, do të organizohet sërish në kryeqytet, në emër të “votës së lirë”.

Advertisement