Tiranë – Meta, liberalizimi i vizave vitin e ardhshëm

“Kjo mbështetje përqendrohet në drejtim të ecjes para me aplikimin për statusin e vendit kandidat, si dhe për shpejtimin e procesit të liberalizimit të vizave mes Shqipërisë dhe BE-së”, informoi Meta. Ai u ndal në mënyrë të veçantë te bisedimet me ministrin e Jashtëm të Italisë, Franko Frattini, i cili vlerësoi përpjekjet dhe progresin e madh që Shqipëria ka bërë për të plotësuar kërkesat e udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave, veçanërisht në drejtim të dokumenteve të sigurisë, luftës kundër krimit të organizuar dhe një kontrolli më të mirë të kufijve. Meta siguroi se Shqipëria do t’i plotësojë të gjitha kërkesat e udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave, por kujtoi se në këtë proces “Shqipëria është nisur nga një start tepër problematik në raport me vendet e tjera të rajonit”. Sipas tij, kur vendet e tjera të rajonit dhe shumë prej tyre që janë pjesë e ish-Jugosllavisë lëviznin në gjithë botën pa viza, shqiptarët nuk dilnin dot nga Shqipëria.

Advertisement