“E ashtuquajtura marëveshje e kufijve është rezultat i një vendimi arbitrar i institucioneve të Prishtinës e qeverisë së Shkupit, e cila është absolutisht e papranueshme për ne” ka thënë ministri i jashtëm serb, Vuk Jeremiç në një intervistë dhënë një media të shkruar serbe. Sipas Jeremiç, qeveria e Shkupit është informuar se Beogradi po shikon mundësinë e marrjes së hapave të mëtejshëm. Ndërkohë mediat kosovare kanë pasqyruar sot deklaratat e ministrave të Jashtëm të Maqedonisë dhe Kosovës, Antonio Miloshoski s Skender Hyseni të cilët konfirmojnë hapjen e ambasadave javën e ardhme.