Tiranë – Berisha, kërkesa e opozitës për hapjen e kutive është absurde

Gjatë mbledhjes së qeverisë, ai ka drejtuar edhe njëherë ftesën publike ndaj opozitës që të futet në Kuvend dhe t’i japë fund qëndrimit të bojkotit, i cili sipas tij i dëmton institucionet. Sipas kryeministrit Berisha, nuk ka kërkesë më absurde se ajo që paraqet Partia Socialiste, prandaj ajo duhet t’u japë fund këtyre kërcënimeve. “Vendim politik mbi gjykatat. Apeli ka hedhur poshtë kërkesën për qarqet ku Rama kërkoi rinumërim”, ka shtuar Beriasa lidhur me këtë fakt. Duke shtuar më pas se nëse Partia Socialiste futet në Kuvend, ajo do të marrë shumicën në komisionin hetimor për transparencën e zgjedhjeve.

Advertisement