Shqipëri – Moti sot

Pjesa e dytë e ditës do të pakësojë vranësirat dhe shirat në bregdet dhe zonën e ulët, duke bërë që herë pas here të ketë intervale të shkurtra kthjellimesh, por vranësirat dhe shirat do të vijojnë në zonat gjatë gjithë ditës. Në mbrëmje dhe gjatë natës shirat do të dobësohen ndjeshëm por do të mbeten prezentë në territor deri mëngjesin pasardhës. Era do të fryjë e lehtë në tokë por mesatare në det, duke arritur shpejtësi deri 30 km/h nga drejtimi Perëndimor, si pasojë deti do mbetet me dallgëzim deri 4 ballë. Temperaturat e mëngjesit kanë shënuar një rritje të lehtë, ndërsa mesdita nuk do të sjellë ndryshime të ndjeshme të temperaturave në vend. Mesdheu Qendror si edhe gadishulli i Ballkanit do të mbeten me vranësira dhe shira të konsiderueshëm, të shoqëruar me erë të fortë dhe shkarkesa rrufesh. Po ashtu Europa Veriore do të dominohet nga vranësirat dhe shirat e dobët. Problematike nga temperaturat ekstremisht të ulta do të mbetet një pjesë e Europës Qendrore. Ndërsa pjesa tjetër e kontinentit do të dominohet nga mot i kthjellët me vranësira kalimtare.

Advertisement