Tiranë – Kryeparlamentarja Topalli e Ministri i Jashtëm i Turqisë, forcim të marrëdhënieve mes dy vendeve

Gjatë takimit në kryesinë e kuvendit, Davutogli e Topalli kanë theksuar se bashkëpunimi ndërparlamentar ka nisur të marrë një dimension të ri, duke e bërë diplomacinë parlamentare komplementare të diplomacisë ekonomike. “Turqia është e interesuar për dinamizim të bashkëpunimit parlamentar me Shqipërinë, pasi Parlamenti është shpirti i një kombi,” tha Ministri i Jashtëm i Turqisë, Ahmet Davutoglu. Kryetarja e Kuvendit shprehu besimin në forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ekonomik në infrastrukturë, telekomunikacion dhe gaz, por edhe në arsim e kulturë, ndërsa Ministri Davutoglu shprehu interesin e Turqisë për të nxitur më tej rritjen e numrit të investimeve turke në Shqipëri.

Advertisement