Qeveria e re u votua me 160 vota pro, të cilat janë votat e socialistëve të PASOK dhe 140 kundër që numërohen votat e opozitës për parlamentin e vendit fqinj me 300 vende. Duke paraqitur objektivat e tij për qeverinë e re, Papandreu tha se dhe qeveria që ai drejton do të nisë menjëherë nga marrja e masave për të parandaluar deficitin e madh buxhetor, si edhe zbutjen e problemeve sociale që janë krijuar në Greqi vitet, por sidomos muajt e fundit. “Duhet të kalojmë me kurajo krizën financiare, të ripërtërijmë ekonominë dhe të luftojnë korrupsionin. Do të jetë e vështirë, por unë jam optimist”, mësohet të jetë shprehur Papandreu lidhur me një fakt të tillë. Sipas tij, qeveria që ai drejton do të përpiqet që të bëjë më të mirën e mundshme në 4 vitet e mandatit, para një ekonomie të dobësuar dhe një borxhi të lartë të shtetit. qind të prodhimit vendas.