Kjo është dita e tretë e përfshirjes së forcave ushtarake pakistaneze ndaj forcave të Talibanit dhe Al Kaidës, në përpjekje për t’i dëbuar ato nga ky rajon. Prej dy javësh në Pakistan vazhdon dhuna përmes sulmesh ndaj godinave të institucioneve apo edhe sulme vetëvrasëse, të cilat në total kanë shkaktuar mbi 150 të vdekur. Peshauari, Lahora dhe Vaziristani Jugor janë tre qendrat kryesore të sulmuara nga terroristët. Sulmet në Lahore, në qendër të provincës pakistaneze Punjab dhe në Kohat, në veriperëndim ndoqën një trajektore sulmesh destabilizuese, përfshirë mësymja në zyrat qendrore të ushtrisë, para një ofensive ushtarake e cila tashmë ka nisur kundër talebanëve në vendstrehimet e tyre në Vaziristanin Jugor.