Meta vlerёsoi bashkёpunimin e shkёlqyer me palёn kroate nё planin dypalёsh, nё kuadёr tё rajonit dhe tё nismave rajonale, nё kuadёr tё NATO-s dhe BE-së, duke u ndalur nё mёnyrё tё veçantё nё shkёmbimin e eksperiencёs pёr çёshtjet e integrimit evropian. Bashkёbiseduesit ndanё gjithashtu mendimin e pёrbashkёt se ekzistojnё tё gjitha mundёsitё pёr zhvillimin e mёtejshёm tё bashkёpunimit nё fushёn ekonomike, shkёmbimeve tregtare dhe biznesit, duke u ndalur konkretisht nё disa fusha me interes tё ndёrsjellё si energjia, infrastruktura, marina, etj. Sё bashku me urimet e Ministrit tё Jashtёm tё Kroacisё, Ambasadori Javorski i pёrcolli z. Meta ftesёn pёr tё vizituar Kroacinё, i cili shprehu interesin për ta realizuar këtë vizitë gjatë vitit të ardhshëm.