Tiranë – Shalsi, kryeministri po cënon autonominë e pushtetit vendor

“Kryeministri më antiqytet që ka pasur Shqipëria, u ka marrë frymën buxheteve të bashkive me ligje antikushtetuese. Të zgjedhurit vendorë të opozitës kanë informuar Kongresin e Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Europës në lidhje më gjendjen e rëndë të demokracisë vendore në Shqipëri, si dhe kanë paralajmëruar se do të fillojnë protesta deri në bojkotimin e plotë të kësaj qeverie jo legjitime dhe të këtij kryeministri i cili qëndron mbi kutitë e mbyllura të krimit elektoral, vetëm e vetëm për të justifikuar apo përligjur plaçkitjen e vendit në interes të pushtetit të familjes së tij”, është shprehur Shalsi.

Advertisement