Shqipëri – Lohan sqaron cështjet kryesore të raportit të KE

“Fill pas dorëzimit të progres-raportit, kur ja dhashë sot raportin Kryeministrit dhe Kryetares së Parlamentit, folëm për ato fusha apo sektorë që trajtohen në raport, me fjalë të tjera stabilizim i marrëveshjes stabilizim-asocimit, kriteret politike për anëtarësime në BE kriteret ekonomike si dhe kriteret e tjera që quhen standardet evropiane. Unë nuk mund t’ju them në mënyrë të hollësishme se çfarë thuhen në këtë raport për secilën sektor. Por në fakt ajo që doja të bëja tani është të trajtoja dy nga çështjet që janë me një rëndësi të madhe për Shqipërinë, e pastaj të tjerat një përmbledhje të atyre që janë rritur dhe sfidat që mbeten për të arritur” tha Lohan. Për sa i përket zgjedhjeve të 28 qershorit Lohan deklaroi sot se u është përmbajtur edhe raporteve të OSBE-ODHIR dhe në përgjithësi ato ishin sipas standardeve evropiane por ka ende mangësi. “Në raportin tonë është vënë ajo që ka thënë organizata OSBE-ODHIR, për zgjedhjet që kanë të bëjnë me faktin se zgjedhjet parlamentare në Shqipëri u vlerësuan si në përgjithësi si në përputhje me standardet Evropiane. Kjo është më mirë se në vitet e shkuara por ende ka mangësi. Partitë politike shqiptare duhet që të trajtohen ose të adresohen dhe rekomandimet e misionit vëzhgues të zgjedhjeve në Parlament” tha Lohan. Ndërsa çështje e tyre që trajtohet në raport dhe që Lohan e analizoi me detaje gjatë konferencës ishte liberalizimi i vizave. Sipas tij Shqipëria ka ende kohë të përmbushë kriteret standarde. “Raporti vë re se Shqipëria ka pasur hapa më kryesore të progresit në plotësimin e shumicës së standardeve për liberalizmin e vizave. E në veçanti kjo ka të bëjë me sistemin elektronik të regjistrimit dhe pasaportave biometrike. Tani Shqipëria ka me të vërtetë realisht që të plotësojë ato standarde që kane mbetur të plotësuara në këtë dialog liberalizim vizash. Dhe ka kohë që ti plotësojë këto standarde në kohën e duhur në mesin e vitit 2010” tha më tej Lohan.

Advertisement