“Unë jam sot në derën e Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë për të kërkuar nga njeriu që e bleu karrigen e Ministrit të Jashtëm duke shitur 83 mijë vetë tek Familja në Pushtet, që të mos flasë për interesin kombëtar të shqiptarëve si një kopjac i rëndomtë i Sali Berishës po të nxjerrë publikisht hartat e marrëveshjes shumë shqetësuese për kufijtë detarë” tha Xhaçka. “Injorantët dhe bashibozukët e oborrit të Familjes në Pushtet, të cilat kanë përgatitur për arsye ende shumë të errëta një marrëveshje aspak normale me vendin fqinj, nuk mundet as të ndalojnë popullin shqiptar të njihet me këtë marrëveshje, as të ndalojnë Partinë Socialiste të kërkojë llogari deri në fund për interesat kombëtare dhe as të dëmtojë urën e miqësisë që na lidh me Greqinë e me popullin grek” përfundoi deputetja e PS-së.