“Është koha e duhur që të përballemi me këtë koalicion të brishtë. Të vjen keq që mbledhja e Kryesisë së PS-së bëhet 24 orë me vonesë nga mbyllja e orarit zyrtar të regjistrimit të kandidatëve. Në mbledhjen e kryesisë personalisht do kërkoj që PS të marrë pjesë në këto zgjedhje, pasi është mundësia më e mirë për ne, për të vërtetuar të gjitha ato akuza që i kemi ngritur kësaj qeverie”, tha në një deklaratë për shtyp Harasani. Ndërkohë që deputeti Harasani ka qenë dakord për të nënshkruar kërkesën e socialistëve drejtuar parlamentit për hetimin e zgjedhjeve, por sipas tij do të ishte më mirë që hetimit ndaj zgjedhjeve të bëhen në Kuvend ku opozita të jetë e pranishme.