Izrael – Kundërshtohet raporti i OKB

“Nuk do të pajtohemi me një situatë ku forcat tona ushtarake, oficerët dhe komandantët tanë të trajtohen si kriminelë lufte pas mbrojtjes që po i bëjnë ata popullit izraelit ndaj një armiku të neveritshëm”, deklaroi kryeministri izraelit, Benxhamin Netanjahu pas publikimit të raportit. Në raportin e saj OKB vëren se gjatë ofensivës ushtarake e cila nisi në 27 dhjetor 2008 dhe përfundoi në 18 janar 2009 ushtria izraelite ka ndërmarrë verpime që i përafrohen krimeve të luftës duke bërë objektiv të saj mjaft civile.

Advertisement