Tiranë – Koja, mitingu i PS ka qëllim largimin e Metës nga qeveria

“Mitingu i PS-së jo vetëm ishte qesharak dhe pa motiv për pjesëmarrësit por edhe u mbajt në një kohë krejt të papërshtatshme për vendin, por edhe për vetë socialistët” tha Koja. Sipas kreut të PSV 91, me këtë miting apo me të tjerë që mund të vijojë, Rama nuk synon aspak të hapë kutitë e votimit gjoja në emër të demokracisë, por synon të shtojë në mënyrë progresive presionin ndaj Berishës për të larguar Metën nga qeveria. “Pas kësaj ai do të synonte me të gjitha mjetet pushtetin absolut në Shqipëri, ç’ka do të fusë vendin në një rrugë të rrezikshme” përfundoi Koja.

Advertisement