Këshilltari për mediat në LSI, Dritan Ylli përmes një konference për shtyp ka njoftuar se prof. Pëllumb Xhufi nuk do të jetë më nënkryetar i kësaj partie, dhe në vend të tij është zgjedhur Edmond Haxhinasto. Vendin e Filloreta Kodrës e cila tashmë është zv/ministre e Punës dhe Çështjeve Sociale e ka zëvendësuar Lefter Koka. Posti që mbante Dritan Prifti është zëvendësuar me ikjen e tij në krye të ministrisë së Energjetikës. Një tjetër post i cili ka ndryshuar kryetar ka qenë drejtimi i komitetit drejtues Kombëtar i LSI, në krye të të cilit është emëruar Edmond Panariti. Monika Kryemadhi u zgjodh Sekretare Organizative e LSI. Ndërkaq u zgjodhën dhe disa anëtarë të rinj të kryesisë së LSI. Këto emra do të jenë deri në zgjedhjet e përgjithshme të LSI, të cilat do të mbahen vitin tjetër.