Afganistan – Në zgjedhjet presidenciale ka patur manipulime

Eide i ka bërë këto komente para gazetarëve, si përgjigje ndaj akuzave të ish-zëvendësit të tij, Piter Galbrajt, se kishte kërkuar fshehjen e dëshmive për manipulimin masiv, gjoja të bërë në favor të presidentit Hamid Karzai, në zgjedhjet e 20 gushtit. Më 30 shtator, Galbrajt ishte shkarkuar nga sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Moon. Sipas rezultateve të deklaruara në shtator, në zgjedhjet në Afganistan ka fituar kryetari i deritashëm, Hamid Karzai.

Advertisement