Pretendentët do të paraqiten nga e hëna në fakultete për të plotësuar kuotat e mbetura bosh për vitin e ri akademik 2009-2010. Ministria e Arsimit dhe Shkencës, bëri të ditur se kuotat do të plotësohen nëpërmjet një rishpërndarjeje të re fituesish, që do të përcaktohet nga renditja e re e preferencave. Kandidatët humbës do të paraqiten pranë drejtorive arsimore të rrethit të tyre, në datat që do të publikohen pas disa ditësh, ku do të tërheqin formularin A-3 të preferencave në të cilin do të listojë edhe njëherë preferencat e tyre por për fakultetet ku do të raportohen vendet bosh.