Shqipëri – Shtyhet diskutimi për statusin e kandidatit

Ishte Presidenca Suedeze, e cila dy ditë më parë komunikoi zyrtarisht se e kishte përfshirë në axhendën e diskutimeve të Komitetit të përfaqësuesve të përhershëm të vendeve anëtare kërkesën e paraqitur nga Shqipëria për statusin e kandidatit, por duket se imponimi kundërshtues i Gjermanisë ka bërë që ajo të dalë jashtë liste. Gjermania dhe Holanda, kontestuese të forta të zgjerimit të BE me vende të tjera, të paktën për momentin, kanë pohuar edhe në lidhje me kërkesën e Shqipërisë se duhet pritur dhe se në fillim duhet siguruar miratimi i Traktatit të Lisbonës dhe pastaj të merret në shqyrtim kërkesa për aplikimin e Shqipërisë. Kjo e fundit ka 6 muaj që e ka dorëzuar atë pranë ish-presidencës çeke të Bashkimit Evropian dhe është në pritje që ajo të merret në diskutim gjatë presidencës suedeze. Me t’u miratuar në Komitetin e përfaqësuesve të përhershëm të Bashkimit Evropian, ky fakt i komunikohet më pas Komisionit Evropian, i cili më pas nis procesin teknik me dërgimin e pyetësorit qindrafaqëesh ndaj autoriteteve shqiptare.

Advertisement