Tepelenë – Arrestohen babë e bir, kishin vjedhur kryetarin e qarkut

Dy të ndaluarit janë Kaso Zhola, 46-vjeç dhe djali i tij Zeman Zhola, 18-vjeç, që të dy lindur dhe banues në fshatin Veliqot. Kapja dhe ndalimi e tyre u bë për arsye se më datën 18 qershor, ata kanë vjedhur në banesën e të lartpërmendurit Arben Çulli, shumën e 1.5 milionë lekëve të reja, si edhe katër aparate celularësh. Në lidhje më këtë ngjarje u kryen të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe materialet në ngarkim të shtetasëve të sipërpërmendur i kaluan Prokurorisë së Gjirokastrës për veprime të mëtejshme për veprën penale të “Vjedhjes kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 134/3 i Kodit Penal.

Advertisement