Bosnje – Bildt dhe Stejnberg përpjekje për zgjidhje të tensioneve politike

Takimi i parashikuar të mbahet në një bazë paqeruajtëse ushtarake të Bashkimit Evropian, afër Sarajevës, parashikon që të diskutojë alternativat e mundshme të zgjidhjes së konflikteve më përpjekje për të ndihmuar në uljen e tensioneve politike në këtë vend. Këto përpjekje për synim kanë të krijojnë mundësi për këtë vend të ndarë etnikisht që të lëvizë drejt reformave të domosdoshme dhe anëtarësimit të pritshëm në Bashkimin Evropian dhe në NATO. Rivaliteti midis Republikës Serbe dhe federatës myslimano-kroate ka bllokuar punën e qeverisë qendrore dhe ka pezulluar reformat për integrimin evropian të Bosnjë-Hercegovinës, prandaj ndërkombëtarët ndihen mjaft të shqetësuar për situatën aktuale politike në këtë vend që aspiron të futet në Bashkimin Evropian.

Advertisement