Tiranë – Rama, protestat nisin të shtunën, do të përshkallëzohen në vijim

“Unë jam shumë krenar që vendimi ynë për mos hyrjen në parlament nuk përfaqëson thjesht Partinë Socialiste por përfaqëson shumicën shqiptare të së majtës dhe të së djathtës që janë grabitur në 28 qershor dhe që përmbledh gjithë përfaqësuesit e tyre që shprehen për qëndrim të palëkundur ndaj këtij parlamenti paligjitimitet deri në plotësimin e kërkesave që kanë të bëjnë me transparencën e një procesi zgjedhor të turpshëm pa standarde që procese zgjedhore të tilla nuk bëhen në një anëtar të NATO-s” u shpreh Rama. “Nga ana tjetër unë jam po ashtu sot shumë i kënaqur që rruga jonë e mos hyrjes në parlament dhe e rezistencës demokratike në shfaqjen e këtij refuzimi përmes protestave, nuk është vetëm rruga e Partisë Socialiste por është rruga e asaj shumice të madhe që sot përfaqësohej në tavolinën ku ne u takuam, është një rrugë që fillon të shtunën dhe që nuk mbaron përkundrazi vazhdon në të tjera sheshe të Shqipërisë dhe shtrihet në të gjitha rrugët e Shqipërisë. Ne jemi të vendosur të jetojmë në një vend evropian që as nuk mund të merret peng dhe as nuk mund të kthehet në pronë të atij që qeveris” tha më tej Rama.

Advertisement