Maqedoni – Enciklopedia shitet në tregun e zi me dvd

Lidhur me këtë, sekretariati për informim dhe teknik i Akademisë në prononcimin për agjencinë e lajmeve INA ka theksuar se ka informacione për këtë, por theksojnë se për këtë vepër kriminale piraterie kanë lajmëruar organet përkatëse të MPB-së. “Po shqyrtojmë veprimin se si ka dalë kjo vepër nga ASHAM dhe megjithatë duhet të kërkohet përgjegjësi për brenda. Por, kjo është çështje e organeve më të larta akademike. Përveç kësaj si sekretari kemi reaguar tek organet përkatëse të MPB-së për vjedhjen e këtij materiale dhe shpërndarjen në tregun e zi. Me këtë shkelen të drejtat e autorit”, kanë theksuar nga shërbimi për informim, duke mos dhënë emrat asnjë nga punonjëset. Një nga shitësit e disqeve pirate në sheshin “Maqedonia” thekson se ka arritur që ta marrë nga disa miq të tij kopjen e DVD-së, që më pas e ka shumëzuar. “Po shkon mirë dhe shumë e kërkojnë. Ka edhe nga të huajt që e blejnë pasi që e shohin që është e shkruar se ka përmbajtjen e enciklopedisë. E kërkojnë të gjithë dhe jemi të habitur se si për herë të parë këso disqe kërkohen, para shumë filmave të ri që i ofrojmë”, thekson shitësi i disqeve piraterie, i cili thekson se “nuk çan kokën se a shkelet ligji me këtë apo jo”. Pavarësisht zërave për tërheqjen e botimit të kësaj vepre, deri tani janë shpërndarë me qindra mijëra kopje përmes disqeve.

Advertisement