Gjatë takimit të Metës me homologun austriak, pritet të bisedohet për çështje të rëndësishme të bashkëpunimit dypalësh mes Shqipërisë dhe Austrisë, për integrimin e vendit tonë në BE dhe mbështetjen austriake në këtë drejtim si dhe për procesin e heqjes së vizave për qytetarët shqiptarë. Në bisedime po kështu pritet të diskutohen edhe çështje të tjera si situata në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe integrimi i tij në BE, mbështetja për pavarësinë e Kosovës etj. Gjithashtu do të zhvillohet një konferencë e përbashkët për shtyp mes Metës dhe homologut të tij austriak.